SHBA – Trump kërcënon me daljen nga OBT-ja

UASHINGTON, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi me tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në rast mungese të progresit në reforma.

Kjo deklaratë e bërë dje gjatë një interviste për agjencinë ”Bloomberg News” është e fundit në një seri kritikash në adresë të institucioneve ndërkombëtare që SHBA-ja ka dhënë ndihmesë në ngritjen e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

”Nëse do të ketë progrese, unë do të tërhiqem nga OBT-ja”, paralajmëroi Trump duke e cilësuar marrëveshjen që lidhet me krijimin e organizatës ”si marrëveshjen më të keqe tregtare që është arritur ndonjëherë”.

Trump i cili edhe më parë ka hedhur akuza në drejtim të organeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të OBT-së në disfavor të SHBA-së, theksoi se Uashingtoni kishte fituar shumë pak herë një rekurs pranë kësaj organizate, edhe pse ka ndryshime që prej vitit të kaluar./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.