Puka, tashmë me treg për produktet e fshatit

TIRANE, 31 gusht /ATSH/ -Prodhuesit e produkteve të fshatit në Pukë nuk do të jenë më të detyruar të shesin jashtë çdo standardi higjieno-sanitar dhe pa më të voglin kusht për tregtim siç ishin deri tani.

Falë një bashkëfinancimi me shoqatën “Agro-Puka” e cila mbështetet nga We Efect Suedish, bashkia e Pukës ka bërë të mundur krijimin e kushteve dhe standardeve të kërkuara për tregtimin e produkteve të fshatit.

Kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj së bashku me drejtorin e organizatës “Agro-Puka” panë nga afër sot punën për tregun e produkteve të fshatit, teksa premtuan mbështetje për fermerët e zonës.

Gjithnjë e më shumë fermerët e Pukës po nxjerrin prodhimet e tyre në treg duke krijuar kështu të ardhura përmes këtyre produkteve. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.