Policia e Shtetit: Vëmendja ndaj të rinjve, prioritet

TIRANË,31 gusht/ATSH- I. Vata/ – Policia e Shtetit në një ndër prioritetet e saj ka dhe vëmendjen ndaj të rinjve, shprehet Shef i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

“Të rinjtë dhe vëmendja ndaj tyre është një ndër prioritetet tona. Jemi më pranë tyre, mbështesim e inkurajojmë iniciativat për aktivitete kulturore e sportive, duke ju siguruar rendin e qetësinë”, shprehet ai.

Po ashtu thuhet se “Së bashku me kolegët jemi të angazhuar që të rinjtë të qëndrojnë sa më larg fenomeneve negative dhe të fokusohen në rrugën e dijes dhe të aktiviteteve kulturore e sportive në kohën e lire. Reagimi i tyre në kohë ndaj çdo shkelje të ligjit duke na informuar është forma e duhur për një bashkëpunim efikas për të krijuar një ambient sa më të sigurt”.

Gjithashtu, Policia e Shtetit kërkonë bashkëpunimin me qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin e meergjencës.

“Policia e Shtetit është në shërbimin tuaj, në çdo rast emergjence telefononi në numrin falas 112, 24/7 !”, bën të ditur Policia e Shtetit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.