NIGERI – Rreth 11 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare urgjente

LAGOS, 30 gusht /ATSH-AFP/ – Rreth 11 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare urgjente për të mbijetuar, në zonën e Liqenit të Çadit, rajon ku operon grupi xhihadist Boko Haram, njoftuan sot dhjetëra OJQ.

“Ky konflikt nëntë vite i vjetër në pellgun e Liqenit të Çadit ka prekur ndjeshëm jetën e rreth 11 milionë personave që varen nga ndihmat humanitare për të mbijetuar”, shkruajnë OJQ-të, si “Norwegian Refugee Council” (NRC), “Action Contre la Faim”, CARE apo “Save The Children”.

Nga ana tjetër OKB-ja vlerëson se ka nevojë për 1.6 miliardë dollarë për të zhvilluar këto veprime në koordinim me aktorët humanitarë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.