Kryeprokurorja Marku reagon për sulmin ndaj gazetares

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ – Pas sulmit me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila ndodhej në banesën e babait të saj, ka ardhur edhe reagimi i kryeprokurores Arta Marku. Përmes një reagimi kryeprokurorja mbështet hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit. Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të vënë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, – thuhet në reagim. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.