INSTAT – 88,6% e personave me arsim të lartë flasin një gjuhë të huaj, lë mbrapa Mbretërinë e Bashkuar

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ – Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar anketën mbi njohuritë për gjuhët e huaja për moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017 në Shqipëri, ku rezulton se rreth 88,6% e popullsisë me arsim të lartë zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj, duke lënë pas edhe vende më të zhvilluara si Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Hungaria, Franca etj.

Gjithashtu, sipas  INSTAT 39,9% e popullsisë nga 25 – 64 vjeç janë në gjendje të përdorin të paktën një gjuhë të huaj. Gjuha e huaj me e njohur është gjuha angleze, e ndjekur nga gjuha italiane dhe më pas nga gjuha greke. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.