Agjencia Telegrafike Shqiptare

NORVEGJI – Komiteti Nobel përjashton heqjen e çmimit lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi

OSLO, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Komiteti norvegjez i Nobelit përjashtoi sot heqjen e çmimit Nobel të Paqes Aung San Suu Kyi, e vënë nën akuzë nga një raport tronditës i OKB-së për Mianmarin, pasi asnjë statut i tij nuk parashikon një mundësi të tillë.

Në një raport që akuzon ushtrinë e Mianmarit për ‘’gjenocid’’ i publikuar të hënën, hetuesit e OKB-së shprehin keqardhje që Aung San Suu Kyi, liderja de facto e qeverisë nuk ka ushtruar autoritetin e saj moral në këtë krizë.

Sekretari i Komitetit, Olav Njølstad u shpreh se është e paparashikueshme për Komitetin Nobel të tërheqë një çmim të paqes. Statutet e Çmimit Nobel të Paqes nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Aung San Suu Kyi u nderua me çmimin Nobel në vitin 1991, në kohën kur vuante dënimin arrest shtëpiak në vendin e saj, dhe nuk ka mundur të udhëtojë në Oslo për të mbajtur fjalimin e pranimit të çmimit deri njëzet e një vite më vonë./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version