ROMË, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Italia do të mbrojë në një takim informal të ministrave të Mbrojtjes së BE-së, idenë e një rotacioni të porteve evropiane për pranimin e migrantëve të shpëtuar në kuadër të misionit ”Sophia” në Mesdhe, njoftoi sot një burim i Ministrisë së Mbrojtjes.
”Propozimi synon të arrijë një rotacioni të porteve për ankorimin e anijeve, që do të thotë se qëllimi ynë është që Italia të mos jetë e vetme në marrjen përsipër të problemit, por gjithashtu edhe shtetet e tjera anëtare’’, sqaroi ky burim për median.
”Për më tepër ”Sophia” është një mision i BE-së”, shtoi ajo.
Ministrja italiane e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta do të udhëtojë sot drejt Vjenës për një takim informal të ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Europian, i cili do të mbahet të enjten.
Operacioni detar evropian ”Sophia”, aktualisht nën drejtimin italian, parashikon për momentin që të gjithë migrantët e shpëtuar në kuadër të këtij misioni do të zbarkohen në një port italian./
/v.b/