Investimet, transformim në spitalin rajonal të Durrësit

Investimet, transformim në spitalin rajonal të Durrësit

Riorganizim në shërbimin e urgjencës, pajisje të reja në sallat operatore, sterilizim modern me instrumente të rinj kirurgjikalë, rehabilitim në repartin e Infektivit, rehabilitim në repartin e Neurologjisë, investim në aparatura moderne, zgjerim në gamën e analizave.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 29 Gusht 2018

TIRANE, 29 gusht /ATSH/ -Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet rajonale duke duke ofruar jo vetëm kushte më të mira por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, për të përmirësuar kushtet dhe shërbimin në spitale, nuk mund të mohohet se ditë pas dite spitalet rajonale po ndryshojnë, duke ofruar sipas ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm kushte më të mira por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.

“Riorganizim në shërbimin e urgjencës, pajisje të reja në sallat operatore, sterilizim modern me instrumente të rinj kirurgjikalë, rehabilitim në repartin e Infektivit,  rehabilitim në repartin e Neurologjisë,  investim në aparatura moderne, zgjerim në  gamën e analizave.

Së shpejti investime të reja për më shumë cilësi shërbimi për qytetarët”, thotë ministrja e Shëndetësisë. /e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.