BRUKSEL – Një sondazh favorizon mosndryshimin e orës legale

BRUKSEL, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Më shumë se 80% e europianëve, të cilët morën pjesë në një sondazh online mbi ndryshimin e orës, ishin të favor të mosndryshimit të saj.

Sondazhi, i sponsorizuar nga Komisioni Europian, filloi nga fillimi i korrikut deri në mes të gushtit dhe tërhoqi 4,6 milionë përgjigje, ku më shumë se tre milionë përgjigje ishin nga Gjermania.

Një zëdhënës i komisionit tha se anëtarët e tij do të merrnin kohë për të shqyrtuar rezultatet përpara se të bënin një deklaratë publike.

Edhe pse nuk është detyrues, rezultatet e sondazhit mund të përdoren si bazë për një veprim ligjor.

Në këtë rast, parlamenti i BE-së do të duhej të miratonte çdo reformë përfundimtare./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.