Thaçi : Po bashkimit me Luginën, jo ndarje dhe shkëmbim të territoreve

Prishtinë, 28 gusht/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ritheksoi sërish sot se është pro bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën, por kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.

“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, shkruan Thaçi./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.