TEKNOLOGJI – BE 500 milionë euro për ”Nokia”-n për 5G-në

BRUKSEL, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Kompania finlandeze e telefonisë celulare ”Nokia” do të marrë nga Bashkimi Europian një financim prej 500 milionë eurosh për të investuar në teknologjinë 5G, sipas planit Juncker, njoftoi shtypi vendas.

Banka Europiane për Investime ( BEI) ka dhënë miratimin për këtë kredi nëpërmjet fondit EFSI, i cili do të përdoret nga kompania finlandeze e telekomunikacionit për kërkime dhe zhvillime në teknologjinë e re.

“Teknologjia 5G po ndodh shumë shpejt, më shpejt se shumica e njerëzve që e mendonin dhe sjellja në treg sigurisht do të përmirësojë jetën e njerëzve”, theksoi zëvendëspresidenti i BEI, përgjegjës për operacionet në EUropën Veriore, finlandezi Alexander Stubb.

“Jam i kënaqur që marrëveshja e sotme Kontribuon në kërkimin dhe zhvillimin e ‘Nokia’-s në vendet europiane”, shtoi nënkryetari i Komisionit të BE-së, përgjegjës për planin Juncker, Jyrki Katainen./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.