Rashica, pjesë e formacionit më të mirë të javës në Bundesliga

TIRANË, 28 Gusht /ATSH/ -Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re me Werder Bremenin në Bundesliga.

Rashicës i mjaftuan vetëm 45 minutat e pjesës së dytë në mënyrë që ai të lërë gjurmë me paraqitjen e tij.

Ai asistoi te goli i barazimit të Gebre Selassiet, në ndeshjen ndaj Hannoverit.

“Spiegel” Online e ka zgjedhur Rashicën në mesin e 11 lojtarëve më të mirë.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.