Forcat zjarrfikëse shuajnë zjarrin në zonën e Pulajve në Velipojë

TIRANË, 28 gusht/ATSH-Megi Zonja/ – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Pulajve në Velipojë, pranë një zone ku hidhen mbeturina, ku për shkak të favorizimit nga era e fortë, flakët janë zgjeruar duke djegur shkurre dhe bimë aty pranë.

I kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) prefekti i Shkodrës, Çesk Millja tha se për të shuar flakët në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse të stacionit të Velipojës dhe dy të tjera janë nisur nga bashkia Shkodër, si dhe 15 zjarrfikës, duke shtuar se për shuarjen e zjarrit ka patur një bashkëpunim institucional.

“Në vendngjarje kanë shkuar strukturat e FMNZSH të bashkisë Shkodër me 3 zjarrfikëse dhe 15 punonjës, struktura të policisë vendore me 10 punonjës, struktura të Zonave të Mbrojtura me 20 punonjës, komuniteti i zonës mbi 20 persona. Në kordonin me strukturat e emergjencave të institucionit të prefektit dhe atyre vendore u bë e mundur që pas dy orëve, zjarri të vihet nën kontroll duke shpëtuar mbi pesë banesa si dhe pemë frutore në këtë zonë”.

Zjarri është shuar plotësisht si dhe nuk raportohen dëme materiale.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.