Delawie: Qytetarët dhe veteranët duhet të shohin që sistemi jep drejtësi

TIRANË, 28 gusht/ATSH – I. Vata/ – Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie u shpreh sot se duhet kujdes në lidhje me korrupsionin në dhënien e përfitimeve të veteranëve përsa i përket hetimit.

Duke vënë theksin te drejtësia, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Delawie thekson se qytetarët duhet të shohin që sistemi jep drejtësi.

“Vëzhgimi me kujdes i hetimit të korrupsionit në dhënien e përfitimeve të veteranëve. Çështja duhet të trajtohet pa kërcënim, frikësim apo ndërhyrje politike. Qytetarët, sidomos veteranët, duhet të shohin që sistemi jep drejtësi”, shprehet ambasadori Delawie. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.