SHBA – Trump: Finalizohet marrëveshja tregtare dypalëshe me Meksikën

UASHINGTON, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot arritjen e një marrëveshje shumë të mirë tregtare me Meksikën në kuadër të rishikimit të Paktit të Tregtisë së Lirë së Amerikës së Veriut (NAFTA), që do të përfshijë edhe Kanadanë.

‘’Kjo është një ditë e rëndësishmë në aspektin tregtar’’, pohoi presidenti në Zyrën Ovale, duke shtuar se kjo është vërtetë një marrëveshje shumë e mirë për dy vendet tona.

Kanadaja gjithashtu nënshkruese e marrëveshjes së vitit 1994 nuk mori pjesë në këtë fazë të negociatave, por pritet t’i bashkohet tryezës së bisedimeve menjëherë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis Meksikës dhe SHBA-së.

Në Zyrën ovale, në prani të ministrit meksikan të Ekonomisë, Ildefonso Guajardo atij të Punëve të Jashtme, Luis Videgaray, dhëndrit të tij Jared Kushner dhe ambasadorit amerikan për Tregtinë, Robert Lighthizer, Donald Trump u shpreh se negociatat me Otavën, partnerin e tretë të NAFTA-s, do të nisin së shpejti.

‘’Do të njoftoj shumë shpejt kryeministrin e tyre’’, pohoi Trump, por la të kuptohej se SHBA-ja ishte gati të nënshkruante vetëm një marrëveshje dypalëshe me Kanadanë, në vend të një pakti tripalësh./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.