Agjencia Telegrafike Shqiptare

MOSKË – Rusët gjithnjë e më shumë kundër migrimit

MOSKË, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Rusët janë gjithnjë e më shumë kundër migrimit nga disa vende, sipas një anketimi të zhvilluar nga kompania më e madhe e pavaruar e sondazheve në vend duke konfirmuar një trend në rritje për këtë çështje që ka përfshirë gjithë Europën.

Rreth 67% e personave të pyetur, thanë këtë vit se migrimi për punë drejt Rusisë i punëtorëve nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore duhet të kufizohet, nga 58% që ishte vitin e kaluar.

Në fakt, ka patur një rritje të ndjenjës kundër imigracionit në të gjitha demokracitë europiane vitet e fundit.

Partia gjermane kundër imigrantëve “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) që kundërshton fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, arriti të hyjë në Parlamentin federal gjerman vitin e kaluar, për herë të parë.

Parti të tjera politike kundër imigracionit janë fuqizuar gjithashtu në Austri, Itali, Suedi dhe Francë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version