Kontrolli i territorit, aksione intensive të policisë në Elbasan

TIRANE, 27 gusht /ATSH/ -Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Janë proceduar penalisht 54 shtetas nga të cilët: 14 të arrestuar, 35 janë procedur penalisht në gjendje të lirë, 1 shtetas është ndaluar, si dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Në drejtim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave nga Policia Rrugore janë vendosur 1100 masa administrative, si dhe janë arrestuar 8 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë kontrolluar 366 automjete.

Në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë, 110 shtetas, si dhe janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në zbatim të plan-masave,për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat Policore të Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Peqin dhe Gramsh janë ushtruar kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.