Agjencia Telegrafike Shqiptare

KE: Prishtina dhe Beogradi, përgjegjëse për përmbajtjen e marrëveshjes

BRUKSEL, 27 gusht /ATSH/ – Bashkimi Europian mendon se Beogradit dhe Prishtinës u duhet dhënë më tepër hapësirë për arritjen e një konsensusi lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes së plotë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, deklaroi sot Maja Kocijančič, zëdhënësja e Komisionit Europian, gjatë një konference shtypi.

“BE-ja, si ndërmjetëse, nuk mund të komentojë lidhur me elementët e mundshëm të marrëveshjes”, tha Kocijančič, duke shtuar se një punë intensive po bëhet me të dyja palët.

“Atyre duhet t’u jepet hapësirë për arritjen e një konsensusi lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes së përgjithshme normalizuese. Është e qartë se ne (BE-ja), si ndërmjetësues, nuk mund të komentojmë lidhur me elementët e mundshëm të marrëveshjes. Ne vazhdojmë të punojmë në mënyrë intensive me të dyja palët për një marrëveshje të plotë dhe të qëndrueshme, që do të përkrahej nga komuniteti ndërkombëtar dhe do të zbatohej plotësisht nga të dyja palët,” deklaroi Kocijančič.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version