Balla: Puna e grupit të PS në Kuvend gjatë vitit të parë të mandatit të dytë

TIRANË, 27 gusht/ATSH – I. Vata/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri bilancin e punës parlamentare të grupit të mazhorancës për dy sesionet parlamentare.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Balla shprehet se “vëmendja jonë është tek ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe vetëm para jush ne japim llogari. Merrni pak kohë dhe hidhini një sy përmbledhjes së punës sonë në Kuvend gjatë vitit të parë të mandatit tonë të dytë”.

Balla publikon të dhënat sipas statistikave të renditura në një video, ku thuhet se gjatë dy sesioneve parlamentare janë zhvilluar 43 seanca me kohëzgjatje në 276 orë dhe me 1357 diskutime të zhvilluara, nga ku mazhoranca ka zhvilluar 597 diskutime me kohështrirje 210.2 orë dhe mazhoranca ka diskutuar 98 orë.

Projekte të miratuara janë 79, nga të cilat ligjet bazë 20, shtesa në ndryshimin e legjislacionit ekzistues 31, ratifikime ndërkombëtare 31, tërheqje nga marrëveshjet 2, nisma të Këshillit të Ministrave 75, nisma deputetësh 4.

Janë miratuar 123 vendime, nga të cilat ka 1 ndryshim në rregulloren e Kuvendit.

Janë miratuar 24 rezoluta, 19 veprimtari vjetore e instituteve, 5 çështje të tjera

Në materialin e paraqitur përmbledhazi nga Balla thuhet se janë depozituar 101 projektligje; 78 nisma të Këshillit të Ministrave, 22 nisma deputetësh, 1 nisëm me 20.000 zgjedhës.

Gjatë dy sesioneve parlamentare janë zhvilluar 7 interpelanca nga ku, të zakonshme 3 dhe urgjente 4. Janë zhvilluar 4 interpelanca të kërkuara nga mazhoranca. Janë zhvilluar dy seanca pyetjesh; seanca pyetjesh për kryeministrin në prezantimin e programit dhe përbërjes së kryeministrisë, grup pyetjesh për projektin e Teatrit.

Janë kryer 20 raporte, ku 19 veprimtari vjetore dhe 1 për çështje të tjera

Po ashtu, gjatë dy sesioneve parlamentare janë zhvilluar 3 mocione me debat, 1 krijim komisioni hetimor, 2 krijim komisioni të posaçëm dhe 6 krijime nënkomisionesh. Veprimtaria e komisionit parlamentar për periudhën shtator 2017 – korrik 2018; komisionet parlamentare kanë zhvilluar 428 mbledhje. Të dhënat për numrin e mbledhjeve për çdo komision për sesionin e parë dhe të dytë të legjislaturës së nëntë janë 428 mbledhje.

Numri i mbledhje të komisioneve parlamentare; komisionet parlamentare kanë zhvilluar një total prej 158 seancash dëgjimore.

Në këto seanca dëgjimore deputetët kanë bërë 735 pyetje për të ftuarit. Numri i seancave dëgjimore për çdo komision; komisionet parlamentare kanë miratuar një total prej 1085 amandamentesh. Seancat plenare kanë vendosur miratimin e 1065 prej tyre. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.