Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/08/2018

BERLIN – Konferencë vjetore e ambasadorëve gjermanë ku do të mbajë një fjalim ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas dhe homologu i tij kanadez.

PARIS – Fjalim i presidentit Emmanuel Macron me rastin e konferencës vjetore të ambasadorëve.

PARIS – Zhvillohen festimet që shënojnë 74-vjetorin e çlirimit të Parisit, që vazhdojnë nga 25 deri në 27 gusht.

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta.

UASHINGTON – Negociatorë amerikanë dhe meksikanë mblidhen në Uashington për të negociuar për të ardhmen e ALENA-s (marrëveshja e tregtisë së lirë e Amerikës së Veriut).

DAMASK – Vizitë dy ditore në siri e ministrit iranian të Mbrojtjes. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version