Ambasada e SHBA-së, Haxhiymeri: Dita e Barazisë së Grave, mundësi për të reflektuar

TIRANË, 27 gusht /ATSH – I. Vata/ – Dita e Barazisë së Grave përkujton miratimin e Amendamentit 19-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i cili në 1920 u dha grave të drejtën për të votuar, shprehet Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së shprehet se “në nder të Ditës së Barazisë së Grave, ne pyetëm Znj. Edlira Haxhiymeri, ish-pjesëmarrëse në programin tonë Ndërkombëtar të Vizitorit Udhëheqës (IVLP) dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Strehëzës për Gra dhe Vajza, se çfarë kuptimi kishte për të kjo ditë: “Dita e Barazisë së Grave është një mundësi për të reflektuar mbi punën tonë dhe për të menduar se edhe sa më shumë duhet të bëjmë, në mënyrë që barazia për gratë dhe vajzat të jetë një realitet në shoqërinë tonë. Ato e meritojnë këtë!”.

“Prej më shumë se 20 vitesh, Strehëza për Gra dhe Vajza – SAWG Tirana punon për të eleminuar dhunën ndaj grave dhe vajzave. Ajo ka mbështetur me qindra gra dhe vajza për të kapërcyer pengesa të vështira dhe për të ndërtuar një jetë të re”, thekson Ambasada e SHBA-së në Tiranë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.