ZVICËR – OKB-ja nuk i jep të drejtë as Italisë, as BE-së për migrantët e bllokuar në Sicili

GJENEVË, 25 gusht /ATSH-AFP/ – OKB-ja kritikoi hapur Italinë dhe BE-në duke i kërkuar Romës të zbarkojë migrantët e bllokuar në bordin e një anije të rojeve bregdetare në Sicili, duke i bërë thirrje europianëve për akomodim sa më të shpejtë të tyre.

Në një komunikatë për shtyp, Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) u bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të ofruar në mënyrë urgjente akomodim për strehimin e 150 personave të shpëtuar, të cilët po qëndrojnë në bordin e anijes ”Diciotti”, anijes italiane të Rojeve Bregdetare.

Ndërkohë UNHCR-ja u kërkoi autoriteteve italiane për të lejuar zbarkimin e menjëhershëm të personave në bord.

Më shumë se një javë pas shpëtimit të 190 migrantëve, më 15 dhe 16 gusht në Mesdhe nga anija ‘’Diciotti’’, rreth 150 persona ndodhen ende në bord, pjesa tjetër rreth tridhjetë minorenë u lejuan të zbarkojnë./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.