Të rinjtë fitojnë çmimin “Katherine Johnson”, Rama: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë

TIRANË, 25 gusht/ATSH – I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka uruar të rinjtë e skuadrës shqiptare që kanë fituar çmimin e dytë “Katherine Johnson”, duke përfaqësuar Shqipërinë në garën ndërkombëtare “FIRST Global Challenge”.

Kryeministri Rama e konsideron një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në botë.

Në rubrikën e tij mirëmëngjes, Kryeministri Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me skuadrën shqiptare të nxënësve, të cilët me robotin e krijuar prej tyre përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në garën ndërkombëtare për të rinj nga e gjithë bota, “FIRST Global Challenge”, duke fituar dhe çmimin e dytë “Katherine Johnson” për dokumentimin e inxhinierisë, ju uroj një fundjavë të bukur!”

Po ashtu, Kryeministri poston edhe foton me të rinjtë fitues duke dokumentuar një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në botë nga këta të rinj të talentuar. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.