RUSI – Moska akuzon rebelët për përgatitjen një sulmi kimik në Idleb

MOSKË, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Rusia akuzoi sot rebelët sirianë për përgatitjen e një sulmi kimik në provincën Idleb, me arsyetimin për të vënë më pas nën akuzë regjimin e Damaskut,  duke i dhënë një pretekst më shumë perëndimorëve për të goditur pozicionet e ushtrisë siriane në rajon.

Akuza e ngritur nga pala ruse erdhi pas deklaratave të këshilltarit për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, i cili paralajmëroi se Uashingtoni do të reagonte “shumë fuqishëm” në qoftë se ushtria siriane do të përdorte armët kimike në ofensivën e saj për të rimarrë provincën e Idlebit, bastioni i fundit rebel në vend.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konachenkov u shpreh në një komunikatë për shtyp se grupi xhihadist ”Hayat Tahrir al-Sham” (HTS, i përbërë nga anëtarë të degës së ish Al-Kaedës), po përgatitej për një provokim të ri për të akuzuar qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike kundër popullatës civile të krahinës së Idlebit./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.