ITALI – Vdes koreografi dhe aktori britanik i pantomimës, Lindsay Kemp

ROMË, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Koreografi, balerini dhe aktori britanik i pantomimës, Lindsay Kemp vdiq dje në mbrëmje në moshën 80 vjeçare, në rajonin e Toskanës, ku ai banonte, raportuan sot mediet italiane.

I lindur në maj 1938 në Britaninë e Madhe, Lindsay Kemp u bë i njohur në vitet ’60 me trupën e parë të kërcimit dhe spektaklin me titull “Flowers”.

“E realizova këtë projekt me vetëm 500 stërlina të trashëguara nga halla ime”, ishte shprehur ai disa vite më vonë, sipas web-it të së përditshmes “La Repubblica”.

Ai u bë i famshëm për publikun e gjerë në bashkëpunimin me David Bowie në spektaklin “Ziggy Stardust”, gjatë koncerteve në vitin 1972.

“Kur një artist si Lindsay Kemp vdes, bashkë me të shuhet dhe një mori emocionesh, një krijues i guximshëm dhe revolucionar”, u shpreh në Twitter, aktori dhe regjisori italian, Alessandro Gassmann./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.