Rritet me 4.6% përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2018, u rrit me 4,6 % duke arritur vlerën 1.345 GWh nga 1.286 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Shifrat u bënë të ditura sot nga INSTAT, në publikimin e bilancit të energjisë elektrike për tremujorin e dytë të vitit 2018.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuan me +3,8 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej +0,8 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.