Policia e Shtetit, kontrolle në funksion të planit operacional “Tispol Gusht 2018”

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kontrollet në funksion të planit operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet, ato janë përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.

Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqendruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar”, për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët.

Më shumë se 78 masat administrative janë vendosur në orët e para të këtij aksioni, kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Policia Rrugore ju uron fundjavë të mbarë dhe të sigurtë të gjithë përdoruesve të rrugës.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.