BM – Hugo Loris dënohet për drejtim të makinës në gjendje të dehur

LONDËR, 24 gusht /ATSH-AFP/ – Hugo Loris, kapiteni i ekipit të Francës, kampionë bote dhe i ekipit të “Totenhemit” u dënua sot në Londër për drejtim të makinës në gjendje të dehur, njoftoi policia londineze “Scotland Yard”.

“Portjeri 31 vjeç u kap pas një kontrolli rutinë nga policia rrugore dhe më pas u dënua për drejtim në gjendje të dehur. Ai u lirua me kusht dhe do të shfaqet para një gjykate në Uestminster të martën më 11 shtator”, njoftoi një zëdhënës i policisë londineze.

Ky incident vjen vetëm tre ditë nga një ndeshje në transfertë që do të zhvillohet të hënën kundër “Mançester Junajtid”, e vlefshme për kampionatin Anglez. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.