Agjencia Telegrafike Shqiptare

AMF: Qytetarët të informohen mbi dosjet e kompensimit

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) i ka kërkuar në vazhdimësi Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) shpërndarjen e dosjeve për praktikat e miratuara, të papaguara, të cilat kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, objekt i Fondit të Kompensimit.

Autoriteti njofton qytetarët që kanë problematika lidhur me dëme të prapambetura nga Fondi i Kompensimit të komunikojmë me BSHS-së. Stafi i Byrosë do t’i informojë dhe orientojë ata për shoqërinë e sigurimit tek e cila është deleguar praktika për kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit të tyre.

Në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, lista e dosjeve nuk publikohet, por qytetarët e interesuar mund ta gjejnë informacionin e detajuar pranë BSHS.

Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me këtë proces, çdo qytetar mund të komunikojë me email konsumatori@amf.gov.al,amf@amf.gov.al ose mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

AMF mbetet e angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. Sikurse ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë viteve 2017-2018, AMF vazhdon t’i kushtojë vëmendje mbrojtjes së interesave të qytetarëve.

Autoriteti kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që ata të kontaktojnë me AMF për çdo problematikë lidhur me tregjet nën mbikëqyrje.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version