Terminali i Autobusëve në Korçë, zgjidhje përfundimtare transportit

TIRANË, 23 gusht/ATSH-Maela Marini/ Në Korçë vijon puna për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve, i cili do t’u shërbejë rreth 80 mijë udhëtarëve në vit.

Duke informuar mbi ecurinë e punimeve, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo shprehet se “do t’i jepet zgjidhje përfundimtare situatës së transportit të udhëtarëve”.

“12.000 m2 sipërfaqe në hyrje të qytetit të Korçës do të transformohet për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare situatës të transportit të udhëtarëve. Hapësira të sistemuara për qëndrimin e automjeteve, salla pritje për qytetarët dhe ambjente çlodhje”, shprehet Filo.

Me një sipërfaqe prej 12 000 m2, i vendosur në afërsi të unazës së qytetit, terminali i ri do të sigurojë një vendqëndrim bashkëkohor për 500 automjete të transportit të udhëtarëve çdo ditë.

Investimi me vlerë prej 2 milionë dollarë pritet të lehtësojë trafikun në qytetin juglindor.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.