PARIS – Dy të vrarë dhe një i plagosur pranë Parisit

PARIS, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Dy persona janë vrarë dhe një është plagosur në qytetin e Trappes pranë Parisit, theksoi zëdhënësja e policisë për shtypin vendas.

‘’Sulmuesi ishte fshehur në një shtëpi, por u neutralizua nga forcat e policisë’’, theksoi zëdhënësja.

Nuk ishte e qartë nëse incidenti ishte i një natyre terroriste, pasi motivi dhe profili i sulmuesit ishin të panjohura./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.