OSHEE, remont të planifikuar në Lanabregas, kufizohet energjia në disa zona

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të kryejë një remont të planifikuar në nënstacionin Lanabregas në Tiranë, duke kufizuar energjinë elektrike për disa orë.

OSHEE bën me dije se për shkak të këtij remonti, nesër në datën 24 gusht, do të stakohen zbarrat 35 kV të këtij nënstacioni, të cilat do të kryhen në një interval kohor nga ora 08:00-13:00.

OSHEE thekson se, pa energji elektrike do të mbeten: Fshatrat Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, Antenat e televizioneve në Dajt, vilat qeveritare në Dajt, fshatrat Surrel, Lanabregas, Priskë, Fushë-Farkë, etj.

Punime në linjën 35kV të L30 -15 Lanabregas – Qafëmollë, zonat pa energji në Tiranë: Shkallë, Darshë, Qafëmollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shëngjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, pompat e ujësjellësit Tiranë. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.