FUTBOLL – Mbape ose Neymar drejt “Realit”?

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ – Pas largimit të Kristiano Ronaldos drejt “Juventusit”, “Reali i Madridit” ka hedhur sytë drejt kampionatit francez të futbollit, ku aktivizohen lojtarë mjaft me emër si Mbape, Nejmar etj.

Ekipi madrilen dallohet gjithnjë për goditjet e suksesshme në merkaton e futbollit, duke afruar në ekip lojtarë mjaft të njohur.

Duke parë që edhe klubi francez ka probleme me respektimin e Fair Play-t financiar dhe është ende në pritje të një vlerësimi final nga UEFA, prej të cilit varet edhe vendimi nëse “PSG” do të paguajë 180 milionë euro te “Monako” për të blerë Mbape, apo do të duhet të tërhiqet.

“Reali” është i gatshëm të paguajë plot 250 milionë euro, për të rrëmbyer Kane nga Londra dhe “Tottenham” me shumë gjasë do të pranojë, pasi edhe drejtuesit e klubit e kanë të qartë që sulmuesi vështirë se mund të përsëritë një tjetër sezon, si ai që sapo lamë pas.

Gjithsesi Perez ka edhe një plan B, në rast se UEFA miraton bilancet e “PSG”-së dhe francezët nuk heqin dorë nga asnjëri prej yjeve. Bëhet fjalë për kapitenin e “Tottenham”-it, Hari Kane, i cili pavarësisht rinovimit me “Spurs”, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fakti që drejtuesit e klubit nuk përforcuan skuadrën në merkato. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.