Foto-Fëmijët, prioritet për bashkinë e Tiranës

TIRANË, 23 gusht/ATSH/-Bashkia e Tiranës çdo ditë e më shumë po rrit vëmendjen ndaj fëmijëve, përmes politikave sociale.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që këtë mëngjes ta nisë me fëmijët, ku përmes fotove të publikuara shihen fëmijë me libra në duar. Sipas tij, kjo është e ardhmja dhe brezi i ri që po ndërtohet në kryeqytet.

“Mëngjesi i gjeti të vegjlit tanë me libra në duar.
Shumë krenar që të gjithë bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezin e ri që po rritet në Tiranë”, thotë Veliaj.

Që nga ardhja në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur punën e tij duke ndërhyrë në kopshte dhe në çerdhe apo kënde lojërash për ta, duke siguruar se bashkia e Tiranës së pari është ajo e fëmijëve. Ndërkaq, vetë kryetari mirëpret në zyrën e tij herë pas here, fëmijë të kopshteve të ndryshme, që nga periferia e deri nga qendra e kryeqytetit.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.