BRUKSEL – Moscovici: Greqia është gati të realizojë një buxhet me suficit

BRUKSEL, 23 gusht /ATSH-ANA/ – Ekonomia greke tani është në gjendje të krijojë teprica të të ardhurave dhe të vazhdojë të ketë një rritje të ekonomisë në vitin 2019, deklaroi sot komisioneri europian për Çështjet Ekonomike dhe Fnanciare, Pierre Moscovici gjatë një interviste për stacionin radiofonik “France Info”.

“Greqia ka zbatuar 450 reforma që janë të nevojshme. Besoj se Greqia tani është në gjendje të realizojë një buxhet me suficit dhe të ketë një rritje në ekonomi në 2019,” theksoi ai.

Gjithashtu, Moscovici deklaroi se deficitet duhet të reduktohen dhe shpenzimet publike të mbahen nën kontroll.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.