Berat, monitorimi me dron ndëshkon 74 drejtues mjetesh

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

Posted by Policia e Shtetit on E enjte, 23 Gusht 2018

TIRANË, 23 gusht/ATSH – I. Vata/ – “Njësitë operacionale të Policisë Rrugore kanë vijuar sot operacionin për sigurinë rrugore në qarkun e Beratit duke monitoruar qarkullimin e automjeteve me dron”, deklaroi Policia e Shtetit

Po ashtu bëhet e ditur se nga monitorimi janë konstatuar shkelje dhe janë marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.

“Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me dron. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me dron për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor”, shprehet Policia e Shtetit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH. Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.