RUSI – Moska dhe Helsinki diskutojnë për sigurinë e fluturimeve ushtarake mbi detin Baltik

MOSKË, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij finlandez, Sauli Niniisto diskutuan sot mënyrat për të ulur mundësinë e përplasjeve të rrezikshme ushtarake mes avionëve të NATO-s dhe Rusisë mbi detin Baltik.

“Rusia është e hapur për të zhvilluar bisedime me NATO-n në lidhje me këtë çështje”, deklaroi presidenti rus, Putin pas takimit të tij me Niniisto në qytetin turistik të Soçit.

Kombet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia nuk kanë avionë luftarakë të tyre, prandaj aleanca ushtarake e NATO-s ka siguruar hapësirën ajrore baltike në intervale të rregullta, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë nga Rusisa në vitin 2014.

Avionët ushtarak të Rusisë patrullojnë gjithashtu në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Baltik.

Finlanda, e cila nuk është pjesë e aleancës së NATO-s, por bashkëpunon me të, ka dalje në detin Baltik dhe shihet si ushtarakisht neutrale. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.