PD: Bego përfitoi tenderin 100 milionë lekë nga OST në Librazhd

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Partia Demokratike publikoi sot provën e parë të përfitimit të fondeve nga buxheti i shtetit, nga biznesmeni Edmond Bego.

Përmes një deklarate për shtyp, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh se “Taulant Balla duhet të tregojë nëse ka hyrë sekser që miku i tij kriminel të fitojë tenderin 100 milionësh nga OST në Librazhd”.

“Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, i cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017”, thuhet në deklaratën e Spahos./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.