NJU JORK – SHBA, Britania dhe Franca dënojnë ashpër përdorimin e armëve kimike në Siri

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH-AA/ – Në pesëvjetorin e masakrës që forcat e regjimit sirian kryen në rajonin Guta të Damaskut, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë dënuar ashpër regjimin e presidentit Bashar al-Assad për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Qeverië e tri vendeve bënë një deklaratë të përbashkët me rastin e pesëvjetorit të masakrës, ku theksuan se forcat e regjimit të Assadit kanë përdorur armë të ndaluara kimike edhe në sulmet e kryera në Kan Sheikun, Ltamenah, Sarakib dhe Duma.

“Si anëtarë të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndajmë një angazhim në parandalimin e përdorimit të armëve kimike dhe për çdo rast të tillë ne konsiderojmë përgjegjës regjimin sirian”, thuhet në deklaratë.

Të tri vendet gjithashtu kanë thënë se çdo përdorimi të ardhshëm të armëve kimike në Siri do t’i kundërpërgjigjen në mënyrë adekuate kimike dhe se mbështesin qëndrimin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në nevojën e zbulimit të përgjegjësve për incidente të tilla në Siri./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.