Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe themeluesi i PD-së, Ismet Ferizaj

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e tij.

Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme, e cila sot i mori jetën.

Kujtojmë që Ismet Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës për kontributin e tij në politikë por edhe si ish-drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”.

Ferizaj ka qenë deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997 si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.