Greqia lë pas një cikël memorandumesh dhe hyn në një cikël investimesh

ATHINË, 22 Gusht/ATSH-ANA/ – Tregu grek i aksioneve po ashtu edhe shumë tregje të tjerë europianë janë të prekur nga faktorë të shumtë. Bursa greke nuk është e izoluar edhe pse ekonomia në vend përjetoi një periudhë të gjatë izolimi duke operuar brenda një zone gjeografike ku ka zhvillime të rëndësishme politike dhe ekonomike që mund të kenë ndikim në të (Turqi, Itali, etj.).

“Gjatë kësaj klime të vështirë për tregjet europiane, mund të zbulohen ‘diamante’ të fshehura mirë që mund të sjellin përfitime dhe të inkurajojnë investimet”, deklaroi një analist grek.

“Greqia mund të ofrojë disa mundësi investimi në këtë fazë, por është vlerësuar se situata mund të ndryshojë dhe të sjellë fitime të konsiderueshme për investitorët vendas dhe ndërkombëtarë”, shtoi ai.

“Tregjet duan të shohin një perspektivë të rritjes ekonomike. A ka Greqia një perspektivë të tillë? Nëse është kështu, atëherë mund të konsiderohet një mundësi investimi. Nëse jo, Greqisë do t’i duhet të presë”, tha analisti grek.

“Atë që pjesa më e madhe mund ta konsiderojnë si premtime, disa të tjerë e shohin si një plan zhvillimi”, shpjeguan zyrtarët e tregut të bursës. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.