TIRANË, 20 gusht/ATSH – I. Vata/ – Bashkia e Urës Vajgurore ka vijuar sot punën për sistemimin e kanaleve kulluese në Krotinë.
Kryetaria e bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Memaj shprehet se në Krotinë “po punohet për krijimin e rrjetit të kanaleve kullues”.
Kanalet kulluese janë një infrastrukturë ndihmëse për komunitetin.
“Jo vetëm i japim zonës një rrugë të re, por edhe investojmë duke krijuar infrastrukturë të re ndihmëse që do të përdoret nga i gjithë komuniteti”, shprehet Memaj ndërsa poston një set fotosh nga punimet në Krotinë. /r.e/