SOFT NEWS – Ministrja shkon për të lindur me… biçikletë!

UELLINGTON, 20 gusht /ATSH-ANSA/ – Gratë e qeverisë neozelandeze vazhdojnë të përbëjnë lajm.

Pas kryeministres, Jacinda Ardern, e cila është liderja e dytë e vendit që lindi fëmijë gjatë mandatit të saj, këtë herë është radha e ministres për Gratë, Julie  Genter, e cila shkoi në maternitet për të lindur me biçikletë.

“Nuk kishte vend në makinë, plus që është edhe një mënyrë e shkëlqyer për të lindur. Ma shtoi edhe më shumë humorin”, tha ajo.

Genter i përket të Gjelbërve dhe prej vitesh promovon përdorimin e biçikletës.

Genter, 38 vjeçe, u shoqërua për në maternitet nga bashkëshorti, edhe ai me biçikletë.

Në fakt, ministrja përdori një biçikletë elektrike, ndërkohë që rruga për në maternitetin e Oklandit ishte pothuajse në zbritje./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.