SHBA  – Media: Uashingtoni hedh poshtë ofertën e Ankarasë për lirimin e pastorit Brunson

UASHINGTON, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Administrata Trump hodhi poshtë ofertën e Turqisë, e cila propozonte lirimin e një pastori amerikan në këmbim të ndërprerjes së procedurave ndaj një banke turke e cila mund të përballet me gjoba kolosale në SHBA, njoftoi sot gazeta ”Wall Steet”.

Uashingtoni dhe Ankaraja janë përfshirë në një sprovë forcë diplomatike ndër të tjëra, por kryesisht për të ardhmen e pastorit amerikan, Andrew Brunson, i akuzuar për terrorizëm në Turqi i burgosur prej një viti e gjysmë dhe tashmë ndaj tij është lëshuar masa arrest shtëpiak.

SHBA-ja e cila po kërkon ende pa asnjë rezultat lirimin e pastorit Brunson nga ana e Ankarasë, aleatja e saj brenda NATO-s, ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Turqisë, e cila është kundërpërgjigjur ma masa të ngjashme.

Në këmbim të lirimit të Brunson, dhe të shtetasve të tjerë amerikanë të arrestuar në Turqi, si dhe të tre punonjësve turq të misioneve amerikane në vend, Ankaraja i kërkoi Uashingtonit të ndërpresë hetimet ndaj bankës ”Halkbank”, raporton ”Wall Street”./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.