Rruga “Siri Kodra” në Tiranë me linjë të re furnizimi me ujë të pijshëm

TIRANË, 20 gusht/ATSH- I. Vata/ – Bashkia e Tiranës ka shtuar sot një linjë të re për të përmirësuar cilësinë e ujit në godinat në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Ndërmarja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë bën të ditur sot se “në rrjetin shpërndarës që furnizon godinat në rrugën ‘Siri Kodra’, shtuam një linjë të re për të përmirësuar cilësinë e shërbimit. Kolegët u kujdesën që të ndërtojnë saraçineskë kontrolluese të linjës që furnizon një sërë banesash në këtë rrugë”.

“Çdo ditë kryejmë investime të vogla, por shumë të vlefshme për përmirësimin e furnizimit me ujë”, deklaron UKT. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.