REP. ÇEKE – 50 vite pas represionit të “Pranverës së Pragës”, protesta para ambasadës ruse

PRAGË, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Rreth 300 persona demonstruan të hënën përpara ambasadës ruse në Pragë në prag të 50 vjetorit të represionit nga tanket sovjetike të lëvizjes reformuese të “Pranverës së Pragës” në vitin 1968, nën sloganin “ne nuk harrojmë jo”, bën të ditur media.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë!” ose “Ndal imperializmin rus”, mund të lexohej në parullat e demonstruesve, të mbledhur nën thirrjen e disa OJQ-ve nën flamujt çekë, ukrainasë, BE-së dhe NATO-s.

“Isha 13 vjeçare në atë kohë, prindërit u persekutuan gjatë gjithë jetës, babai im nënshkroi dokumentin 77 për të Drejtat e Njeriut, unë dua që fëmijët e mi të kenë një jetë më të mirë”, tha Klara Glancova./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.