Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/398192654041286/?t=2

TIRANE, 20 gusht /ATSH/ -Policia Rrugore ka nisur monitorimin e rrugëve me dron e cila bën të mundur filmimin e parakalimeve të gabuara të automjeteve.

Sipas njoftimit nga ana e Policisë së Shtetit tashmë, ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”.

Edhe shkeljet e tjera si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime; distanca e sigurisë mes mjeteve etj. janë të monitorueshme.

Cilat janë vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut. Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit. Për çdo shkelje, qytetarët mund të telefonojnë në numrin falas 112, 24/7   /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.