Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të diktaturës, aktivitete në Tepelenë

Më 23 gusht në Tepelenë

Më 23 gusht, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare organizohet Dita Muze / Memorial Tepelenë në Kampin e Tepelenës, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Bashkia e Tepelenës, Harabel dhe MEMO, me të mbijetuar, institucione e shoqëri civile aktive, me mbështetjen e PNUD Shqipëri, Qeverisë së Italisë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Aktivitetet fillojnë në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës, Tepelenë, me ekspozitë me materiale arkivore dhe simpozium shkencor mbi punën e detyruar në diktaturë, duke paraqitur edhe ecurinë e punës për projektin e Muzeut Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar. Vijojnë në orën 18.00 në Kampin e Tepelenës, me nderimin e të mbijetuarve nga Presidenti i Republikës, në shenjë të triumfit të dinjitetit njerëzor dhe me projektet artistike-sociale të MEMO e artistëve të tjerë, në bashkëpunim me Harabel.Në vijim projektet, programi, oraret e detaje të tjera…Ju ftojmë të na bashkoheni në Tepelenë, më 23 gusht!Për triumfin e dinjitetit njerëzor…#kampiTepelenes #sikurmama #lekpervizi #dhomashtrat #iperkasimnjeritjetrit #MeMo #webelongtoeachother #kujtesa #memory #remembrance #communism #totalitarianism #Albania #humanrights #forcedlabourcamps #politicalprisoners #RomanaVlahutin@EUinAlbania @EU_Commission @Europarl_EN #DonaldLu@USEmbassyTirana ‏@UNDPAlbania @EltayebLimya #BrianJ.Williams @jndisi @SwedeninAL @AustriainALB ‏ @josattler #VicenteCanellesMontero @EmbEspAlbania #PhilippKeller@SwissEmbassy #AlbertoCutillo @ItalyinALB #ArtaMarku #JosifGjipalI #OrgesaZaimi #EnoPopi #ViktorZhusti #KristinaCukali #NeritanLicaj #MarkLicaj #MajlindaBregu #EnkelDemi #RolandHysi #IlvaTare #JonidaShehu #SaraKapo #ElvanaZaimi #EmaNdoja #BujarAlimani #BlendiSalaj #ErionKristo #LorikCana #AlbinaGjergji #GuljemKotori #ErionKristo #JuxhinPlovishti #FatosBashaku #KejdiGishto #KetiKoci #AdrianRadovani #MarinaRadovani #GertaQurku #KozetaKurti #EnriketaPapa #MartinaBanushi #ManjolaTershana #VesaTufa #JonidaCunga #AleksandraTasi #JozefShkambi #EliraDani #DeaBacka #AlbanaSejko #ZefPaci #ErjonNecaj #LeonoraLaci #FranceskoKalaj #ElsonCeliku #JonaHada #JuxhinPlovishti #MarinaRadovani #MegiPrela #DunishaRugova #BrilandaBushati #ArdianNdreca #ArsShehi #RitaGjeka…

Posted by MEMO on E shtunë, 18 Gusht 2018

TIRANË, 20 gusht/ATSH/-Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare do të nderohet në Tepelenë, më 23 gusht,

Të mbijetuar, përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe shoqëria civile, dhe artistë shqiptarë do të përkujtojnë këtë ditë me disa aktivitete të organizuara në nder të kësaj dite. Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se kjo ditë do të vijë e organizuar me ekspozitë, nderim të të mbijetuarve si dhe muzikë.

Ndërkaq, dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, ato të kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera, do të jenë pjesë e ekspozitës që do të zhvillohet në Tepelenë.

Aktivitetet:

Në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tepelenë do të jetë simpozium, ekspozitë dokumentare “Përndjekja komuniste në Tepelenë”, puna e detyruar në diktaturë.

Ceremoni: ora 18:00, ish kampi i internimit. Nderimi i të mbijetuarve nga presidenti Ilir Meta

19:30 “Art”, edhe muret kanë veshë

21:00 muzikë me tre musketierët( Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi) “Asgjë sikur dielli”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.