Agjencia Telegrafike Shqiptare

Arrestimi i Begës në Greqi, reagon PD

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot pas arrestimit në Greqi, të Edmond Begës, ndërsa kërkoi që Prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh po ashtu se “Taulant Balla duhet të japë sqarime për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega”.

“Heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën, i cili duhet të tregojë sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189 dhe a është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt, Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve se si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga policia greke, por jo nga policia shqiptare.

“Çfarë e pengon Prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?” – tha Alibeaj.

Partia Demokratike, sipas tij, “nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika”.

/m.m/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version